Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti i vajzave në Shkodër, Artan Hoxha bën thirrjen urgjente për të dhuruar gjak për 27-vjeçaren

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të diele në fshatin Zues në Shkodër.

Mjeti i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Erisa Gucija, humbi kontrollin duke u përplasur më pas me një shtyllë anash rrugës. Nga aksidenti mbetën të plagosura tre të rejat të cilat ndodheshin në mjet.

Teksa dy vajzat e tjera u nisën menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për 27-vjeçaren forcave të zjarrfikëseve dhe efektivëve të policisë iu deshën rreth tre orë përpjekje për ta nxjerrë të renë nga automjeti.

Si pasojë Erisa Gucija ka humbur shumë gjak dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në rrezik për jetën.

Së fundmi, gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në zonën e Shkodrës, të cilët kanë grupin e gjakut “A NEGATIV” dhe “ZERO NEGATIV” të paraqiten në ambientet e spitalit dhe të dhurojnë gjak për Erisa Gucijan, pasi jeta e saj është në rrezik serioz dhe ka nevojë emergjente për gjak.

“URGJENTE !

Kerkohet gjak i grupit A NEGATIV dhe ZERO NEVATIV ne SPITALIN RAJONAL SHKODER.

Ndihma e shpejte mund te ndihmoje në shpetimin e vajzes ERISA GUCIJA 27 VJECE, jeta e se ciles eshte në rrezik serioz dhe ka nevoje emergjente per gjak.

Vajza eshte demtuar gjate aksidentit te rende qe ndodhi sot në Shkodër.

U deshen me shume se 3 ore perpjekje, per ta nxjerre trupin e vajzes nga brenda mjetit ku ishte bllokuar gjate aksidentit.

I behet apel çdo qytetari qe ndodhet në zonen e Shkodres dhe ka kete grup gjaku, te ndihmoje per te shpetuar jeten e nje vajze te re, e cila po lufton me vdekjen”, shkruan Hoxha në postimin e tij në “Facebook”.