Lajme

Aksion i madh në veri të Kosovës, priten arrestime për krime lufte

Një aksion i Prokurorisë Speciale është duke u zhvilluar në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve për dyshime për krime lufte.

Sipas burimeve, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe në të janë angazhuar edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se operacioni lidhet me hetimet pas gjetjes së varrezave masive në Zubin Potok, ndërsa gjatë aksionit priten disa arrestime.

Bazuar në këto burime, gjatë operacionit po kryhen edhe bastisje në disa lokacione. Qëllimi i tyre është konfiskimi i materialeve dhe dëshmive që dyshohet se lidhen drejtpërdrejt me rastin për të cilin po hetohen personat e përfshirë.

Për momentin, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e personave që pritet të arrestohen apo për lokacionet e sakta ku po zhvillohet operacioni.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa Klankosova.tv është në pritje të përgjigjeve nga Prokuroria Speciale dhe institucionet e sigurisë.

Të Ngjashme