Policia e Kosovës ka ndërmarrë paraditen e sotme një aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje.
Ky aksion i paraprin veprimeve të tjera të ndërmarra edhe më herët, me qëllim të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në këtë zonë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka bërë të ditur se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke asistuar në aksionin e inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit
