Lajme

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për disa vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave.

Të pandehurit B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D. ngarkohen me veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”.

Ndërsa i pandehuri B.C. ngarkohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D., nga viti 2022 deri më 2024, kanë vepruar në kuadër të një grupi të organizuar kriminal me karakter ndërkombëtar, duke ndërmarrë veprime kriminale nga territori i Republikës së Kosovës ndaj shtetasve të Republikës Federale të Gjermanisë. 

Të Ngjashme