Aleanca do të zhvillojë të hënën (nesër) një aktivitet simbolik në hyrje të Kuvendit të Kosovës, prej orës 10:00.
Sipas njoftimit të Aleancës, aktiviteti do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës nga sheshi “Ibrahim Rugova”.
Përfaqësues të Aleancës do të bëjnë edhe një deklarim për media me të përfunduar aktiviteti.
“Ju njoftojmë se nesër, në orën 10:00, Aleanca zhvillon një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Në fund të aktivitetit, do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një thirrje për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, për këtë të mërkurë (më 9 shtator) në orën 11:00 a ka paralajmëruar kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Kuvendi është mbledhur dy herë që nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në rastin e parë, deputetët u betuan dhe pas kësaj, Kurti kërkoi një shtyrje nga salla për të negociuar për çështjen e presidentit. Sipas tij, nëse Kuvendi do të konstituohej dhe Qeveria do të formohej pa një marrëveshje për presidentin, zgjedhjet nuk do të ishin shmangur.
Kreu i VV-së, Albin Kurti negocioi vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me këtë parti, ditë më parë, ata ranë dakord për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Por gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan këtë marrëveshje. Kurti pas kësaj situate ka thënë se marrëveshja VV-LDK ende është në fuqi.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ani se i kanë kundështuar bisedimet me Albin Kurtin, ata vazhdimisht po protestojnë për thirrjen e seancës konstituive.
Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 53 mandate së bashke me dy parti (Guxo dhe Alternativa) në koalicion parazgjedhor. PDK, ka siguruar 22 ulëse, LDK 18 deputetë dhe Aleanca 7. Që nga muaj prill mandatin e presidentes po e ushtron Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës, pasi Vjosa Osmani mbaroi mandatin e saj.
