22.06.2026 – 21:11
Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, çka dihet deri më tani?
Rreth tri orë pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia ende po vazhdon veprimet në terren për verifikimin e rastit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur më herët se informacioni ishte pranuar rreth orës 18:00, pas së cilës njësitet policore kishin reaguar duke siguruar zonën dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
“Policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, kishte deklaruar Ahmeti.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura informacione të reja lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar, ndërsa ekipet përgjegjëse vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes.
Policia pritet të dalë me njoftime të tjera pas përfundimit të veprimeve të verifikimit.
—-
Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.
