Lajme

Aliçkaj: Nuk ka faj Kurti që thotë të vërtetën

Veprimtari nga SHBA, Agim Aliçkaj, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të mediave.

Ai kritikoi ashpër Nacionale dhe doli në mbrojtje të Albin Kurti, duke thënë se Kurti “ka fytyrë vetëm ndaj hajdutëve dhe zullumqarëve”, dhe se çdo ndryshim titulli për pjesëtarë të UÇK-së, nëse ndodh, bëhet sipas vetë deklarimeve të tyre.

“Duket se, nga urrejtja ndaj KM Albin Kurti , juve “Nacionale” nuk jua kapë rradakja!

Ai i fyu vetëm hajnat dhe zullumqarët.

Nëse ndonjë komandant i UÇK-së gjindet në mes tyre, ai e ndryshon titullin vetë me vullnetin e tij, nga çlirimtar në zullumçar, nga patriot në hajn. Nuk ka faj z. Kurti që e thotë të vërtetën”, shkruan ai.

Të Ngjashme