Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë organizim, duke rikonfirmuar respektin e Mbretërisë së Bashkuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Mbretëria e Bashkuar rikonfirmon respektin për profesionalizmin dhe përkushtimin e FSK-së, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për partneritetin tonë të fortë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, ka shkruar Abbott.
Ai e ka cilësuar nder pjesëmarrjen në festimet e organizuara nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri.
