Analisti politik Dibran Hoxha ka reaguar ndaj pretendimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur 200 mijë vota në zgjedhje.
Përmes një postimi publik, Hoxha tha se opozita po krahason rezultatin total të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku VV kishte rreth 487 mijë vota, me rezultatin preliminar aktual pa përfshirjen e votave të diasporës.
Sipas tij, ekzistojnë gjasa reale që VV të marrë edhe rreth 90 mijë vota shtesë nga votat me postë dhe përfaqësitë diplomatike, duke shtuar se rënia reale mund të jetë rreth 100 mijë vota, e jo 200 mijë siç po pretendohet.
Postimi i plotë:
Sa mirë me kon opozitë e me ngushllu veten. Po thojnë VV i hupi 200k vota.
Po e krahasojnë rezultatin TOTAL të 28 dhjetorit ku VV i kishte 487k vota, me rezultatin preliminar (pa votat e diasporës) ku VV i ka rreth 300k vota.
Gjasat që VV me i marr edhe 90k vota shtesë prej votave me postë dhe përfaqësi diplomatike janë reale. Kjo patjetër që në rezultat total prapë se prapë përbën rënie prej rreth 100k vota për VV-në, ama jo 200k.…
