Aktuale

Andi Lila “tërbon” grekët për blerjen e PAS Janina! Tifozi helen i del në krahë ish-lojtarit shqiptar: Ju p***** të vjetër

Gjatë ditëve të fundit, po qarkullojnë masivisht informacione se ish-lojtari i Kombëtares Andi Lila, është shumë i interesuar për t’u bërë aksioner te klubi i PAS Janina.

Këta të fundit militojnë në kategorinë e tretë të futbollit grek, ndërsa kanë mbetur pa pronar pas largimit të Nikos Siontis. Në media të ndryshme, tifozët grekë e kanë shfaqur hapur pakënaqësinë që një shqiptar, aq më shumë që ka luajtur për Kombëtaren, të drejtoi një klub grek në tokën e tyre.

Pavarësisht kësaj “panorama”, ka bërë “bujë” komentin i një tifozi grek në lajmin kushtuar interesimit të Andi Lilës për ekipin PAS Janina, e ku ka marrë shumë pëlqime, ndërsa shkruante:

“Pse po ju llaston? Po fut para!!! Pra, nëse ai (Andi Lila) do të ishte amerikan, ju p***** të vjetër (grekët) do të ishit duke kulluar mjaltë”./Newsport.al

Të Ngjashme