Lajme

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

Ministria e Jashtme e Zvicrës njoftoi se janë anuluar bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit të planifikuara për sot.

“Diskutimet në Burgenstock nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar për sot”, njoftoi ministria në një deklaratë duke theksuar se “Rrjedhimisht, takimi i njoftuar dje është anuluar”.

Deklarata erdhi menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance nuk do të niset për në Zvicër të enjten, pasi detajet logjistike për bisedimet e pritura teknike me Iranin mbeten të pazgjidhura.

Të mërkurën në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian nënshkruan në formë elektronike “Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit”, i cili synon të hapë rrugën për përfundimin e luftës së nisur nga Washingtoni dhe Tel Avivi kundër Iranit më 28 shkurt.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht jetësore ndërsa SHBA-ja do të heq bllokadën detare, sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, i cili gjithashtu nënshkroi dokumentin si ndërmjetës./Anadolu

Të Ngjashme