Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka anuluar aksionin simbolik që ishte paralajmëruar të mbahej sot para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK).
Aksioni ishte paralajmëruar për orën 10:00, ndërsa sipas njoftimit të iniciativës, ai do të mbahet në një ditë tjetër.
“Për datën dhe orën e re do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim, transmeton “Bota sot”.
Përmes këtij aksioni, iniciativa “JO NË EMRIN TIM” kishte paralajmëruar se do t’i drejtohej Akademisë me një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
