Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur sot.
Gjini vlerësoi kontributin e strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së, duke nënvizuar se forca e partisë mbështetet në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve të saj.
Sipas tij, Aleanca hyn në një etapë të re politike me synimin për të forcuar më tej organizimin e brendshëm dhe për t’u përgatitur për sfidat që e presin në skenën politike të vendit.
