Lajme

Arrestimet e veteranëve në Maqedoni – kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

Rruga nëpërmjet Maqedonisë së Veriut i përfundoi në intervistim nga autoritetet e sigurisë për Fadil Pushkollin.

Por jo vetëm ky veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndaluar nga policia maqedonase.

Në korrikun e vitit 2024, Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, u ndalua në pikën kufitare të Jazhincës, e i cili më pas edhe u arratis nga arresti shtëpiak në Shkup.

Këto arrestime sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati e bëjnë Maqedoninë e Veriut të pasigurt.

“Unë personalisht kam kontaktuar disa miq të mijë të cilët jetojnë atje dhe kanë qenë më herët edhe ish kryetar të parlamentit, z.Xhaferi  dhe miqtë të tjerë që i kam pyetur a ka rrezik me kaluar nëpërmjet Maqedonisë, më kanë sugjeruar që unë mos të kalojë d.m.th rreziku ekziston”, thotw ai.

Edhe nga Organizata e Veteranë të luftës së UÇK-së, kërkojnë më shumë kujdes nga bashkëluftëtarët e tyre gjatë kalimit në këtë shtet fqinjë.

“Edhe nga këtu i bëjmë thirrje që sidomos nëpër Serbi të mos bëjnë udhëtim, ndërsa sa i përket tash problemeve në Maqedoni, kemi pasur një problem edhe në Kroaci dhe në Mal të Zi, përjashto Kroacinë ku ka ndikim Serbia, duhet të kemi kujdes që mos të udhëtojmë pa nevojë sepse nuk janë të sigurt”, thotw Fatmir Spoi.

Kësisoj, ish ushtaraku, Kadri Kastrati kërkon ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, kryeministri, ministri i punëve të Jashtme, ministri i  punëve të brendshme do të duhej që të kontaktojnë homologët e vet në Republikën e Maqedonisë që të dinë se a ju kanë dhënë Serbia një listë të brendshme edhe Republikës së Maqedonisë dhe a janë këta njerëz jo në Interpol por në atë data-bazën e brendshme të shtetit fqinjë, por Qeveria jonë është në gjumë”, shprehet Kastrati.

Njëjtë mendojnë edhe nga OVL e UÇK-së.

“Është detyrë e institucioneve tona që të sigurojnë lëvizje të lirë, kjo është në domenin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme që koordinohet me shtetet mike, shtete që na kanë njohur që qytetarët të jenë të lirë të udhëtojnë sepse përndryshe individualisht nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë Sopi.

Ish-veterani i UÇK-së, Fadil Pushkolli ishte liruar menjëherë pas intervistimit nga autoritete maqedonase.

Të Ngjashme