Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se qeveria bën propagandë kur thotë se projekti i Zvërnecit do të sjellë zhvillim të madh, pasi këtë thanë edhe për Green Coast, por aty përfunduan duke ndërtuar vila dhe vetë kryeministri e quan sot një vend të betonizuar.
“Kjo pjesa, ky projekt i madh që ka kjo mazhorancë, që me këto projektet për zhvillimin e turizmit do të rrisë ekonominë kombëtare, kjo është flluskë e madhe.
Pa u bërë Green Coast, flija 5-7 ditë jashtë atje. Tani çfarë ndodhi, shoh tani kamionët dhe betonieret e Milo Gjikurisë.
Shoh papritur një tabelë, që paraqiste një resort turistik, hotel dhe mol. Më mbrapa çfarë ndodhi? Kur u projektua dhe u tha për Green Coast, na u tha do te jetë resort turistik, por përfundoi vila private. Në fund e bëri hotelin ai pasi shiti vilat. Kjo propagandë e këtyre…”, tha ndër të tjera Hoxha.
