Aktuale

“Atdheu nuk është në shitje! Edi Rama jep dorëheqjen” – Mediat e huaja “jehonë” protestës së qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë

Protesta e qytetarëve shqiptarëve shqiptarë kundër projektit të Zvërnecit, që po merr përmasa më masive çdo ditë, ka “tejkaluar” kufijtë duke bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

BBC shkruan se qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër projektit turistik në bregdetin e Vlorës, ndërsa thekson se ata nuk kanë lidhje me opozitën. Media britanike vë në pah theksin se krahas rrëzimit të qeverisë së Edi Ramës, protestuesit protestojnë edhe kundër liderit demokrat, Sali Berisha.

“E njëjta gjë nuk mund të thuhet për protestuesit, të cilët nga jashtë duken sikur nuk kanë të bëjnë fare me opozitën kryesore. Për ta bërë të qartë këtë, disa pjesëmarrës kanë mbajtur pankarta që bëjnë thirrje për burgosjen e udhëheqësit të PD-së, Sali Berishës – i cili po përballet me akuza të veçanta për korrupsion – si dhe të Ramës.”, shkruan BBC.

Gjithashtu edhe media të tjera të njohura ndërkombëtare si CNN, NBC News dhe Reuters i kanë kushtuar hapësirë protestave, duke raportuar se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të kundërshtuar projektin e parashikuar në një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të bregdetit shqiptar.

“Mijëra shqiptarë dolën përsëri në rrugët e Tiranës duke protestuar kundër një zhvillimi të planifikuar nga një kompani e lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, në një pjesë të ndjeshme ndaj mjedisit të bregdetit Adriatik”, shkruan Reuters.

Jehona e protestave në mediat ndërkombëtare vjen në një kohë kur kundërshtimi ndaj projektit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit qytetar në mbrojtje të zonës së Zvërnecit.

Të Ngjashme