Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatet për projektin e gazit, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj reagimeve publike.
Përmes një postimi, Hoti tha se zyrtarët nuk i dëgjuan reagimet e administratës amerikane dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për këtë çështje, por reaguan menjëherë sapo u përmendën protestat dhe pakënaqësitë e qytetarëve.
Postimi i Hotit:
Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.
Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.
