Avokati nxjerr detajet e forta, si e bleu lirinë Ilir Meta me “akt-ekspertimin” e Ermal Beqirit mbi videon e Dritan Priftit, shifrat marramendëse që u paguan dhe rruga nga fshirja e përgjimit të shekullit te kështjella 2.6 milionë euro në Francë
Marrëdhënia e biznesmenit Ermal Beqirit me pushtetin dhe paratë publike ka një zanafillë të fortë që daton të paktën që nga viti 2011. Sipas deklaratës së avokatit Leonard Karaj në “Ntv Televizion”, ky personazh arriti të lëvizte levat më korruptive të inteligjencës në Shqipëri, duke e nisur rrugëtimin e tij pikërisht nga video-përgjimi i famshëm Meta-Prifti. Karaj shprehet se në atë kohë, mediat shqiptare publikuan një video të regjistruar nga Dritan Prifti, e njohur si videoja “Meta-Prifti”.
Për të treguar nëse pamjet ishin autentike apo nëse kishte pasur ndërhyrje në to, gjykata shqiptare kërkoi një akt-ekspertimi zyrtar nga ekspertë të fushës. Sipas tij, shefi i këtij akt-ekspertimi vendimtar u caktua pikërisht Ermal Beqiri. Ai shprehet se Beqiri e nxori atë video si të pavlefshme dhe, pikërisht mbi bazën e këtij vlerësimi, çështja penale ndaj Ilir Metës u pushua tërësisht.
Avokati Karaj vëren se në opinion flitet për shifra marramendëse që Beqiri mund të ketë marrë asokohe nga Ilir Meta dhe partia e tij LSI, thjesht për këtë shërbim që i bëri asokohe. Por ky ishte vetëm hapi i parë. Sipas avokatit, disa vite më vonë, rreth vitit 2014, kur Edi Rama dhe Ilir Meta sapo kishin ardhur në pushtet, Ermal Beqiri u shfaq sërish. Këtë herë ai u pozicionua jo më thjesht në krahun e Ilir Metës, por edhe në krahun e mazhorancës së re.
Mediat e asaj kohë raportuan se ai u fut në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shkaktuar një skandal të madh mbi sigurinë e të dhënave të të gjitha bizneseve shqiptare. Më pas, me krijimin e platformës e-Albania dhe AKSHI-t, sipas avokatit, Beqiri vendosi “perandorinë” e tij të miliardave. Përmes disa kompanive të tij guaskë, ai përfitoi miliarda lekë nga AKSHI.
NEWS Grabitën biznese dhe banesa në seri, goditet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar! Të dyshuarit me precedentë, ja dënimi që do marrinPjesë nga deklarata e avokatit Leonard Karaj:
“Për shkak të budallallëkut të vet, Ermal Beqiri sot është nën pranga. E thënë qartazi, bukur dhe pastër, dhe jo për shkak të zotësisë së agjentëve të SPAK-ut, të Interpolit apo të shtetit shqiptar, po të duash ti t’i konsiderosh në të gjitha mënyrat. Ermal Beqiri ishte duke bërë jetën e tij përrallore, si shumë e shumë të tjerë të cilët e kanë rrjepur buxhetin e shtetit shqiptar, taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe tanimë thjesht ishte në atë koloninë e vet në Francë, sepse Ermal Beqiri, që ta dinë shqiptarët, ka një të shkuar në shtetin francez.
E njeh shumë mirë shteti francez sepse ka bërë studimet atje. Ka një, siç të thashë, një të shkuar dhe thjesht ishte duke jetuar jetën e tij të tretë, të katërt apo të pestë – konsiderojeni si të doni, sepse këta kanë marrë aq shumë para saqë po jetojnë tri, katër apo pesë jetë. Të shpjegojmë dy gjëra shumë të rëndësishme për ata që nuk e dinë. Ermal Beqiri është ai person i cili të paktën nga viti 2011 e më tej ka treguar që ka lëvizur levat më korruptive që ka pasur inteligjenca shqiptare në këtë vend.
E para ka qenë videoja Meta-Prifti. Po ta mbani mend, ajo video e famshme që publikuan asokohe mediat shqiptare nga ana e Dritan Priftit, gjykata jonë kërkoi një akt-ekspertimi nga ekspertë të fushës për të treguar në qoftë se kishte pasur ndërhyrje apo jo, pra a ishte autentike apo jo. Shefi i atij akt-ekspertimi ka qenë Ermal Beqiri dhe ai asokohe atë video e nxori si të pavlefshme dhe në bazë të asaj videoje Ilir Meta shpëtoi,iu pushua çështja. Pra, gojët e liga flasin për shifra marramendëse që Ermal Beqiri mund të ketë marrë asaj kohe thjesht për këtë lloj pune që i ka bërë asokohe Ilir Metës dhe LSI-së. Nuk mbaron me kaq.
NEWS Dhuna barbare ndaj kreut të AKU, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë (Video)Dy vite më vonë, tri vite më vonë, rreth vitit 2014, le të themi Edi Rama dhe Ilir Meta sapo kishin ardhur në pushtet, Ermal Beqiri riduket edhe një herë, tanimë jo më thjesht në krahun e Ilir Metës, por edhe në krahun e mazhorancës. Sipas mediave në atë kohë ai është futur në zyrat e tatimeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dhe atëherë flitej për një skandal të madh të asaj kohe, i cili kishte të bënte me të gjitha të dhënat e subjekteve, e bizneseve shqiptare. Pastaj erdhi e-Albania dhe AKSHI, dhe aty te e-Albania dhe AKSHI thjesht Ermal Beqiri vendosi perandorinë e tij. Kur them perandorinë e tij, po flasim për miliarda, le të themi, lekë ose miliona euro të cilat AKSHI ia ka dhënë në dispozicion Ermal Beqirit dhe kompanive guaskë, të cilat… ai nuk ka pasur një, ka pasur disa kompani.
Dhe jo më kot pastaj mbrapa oreksi iu fut edhe zotit Ergys Agasi dhe shumë të tjerëve të cilët u morën me çështjen. Mos harrojmë, tek AKSHI ne dimë vetëm atë çfarë është publikuar, por jo ato çfarë nuk janë publikuar sepse tek AKSHI shumë tendera bëheshin në mënyrë sekrete. Pra, ne nuk e dimë akoma se sa miliona euro mund të kenë qarkulluar këta persona tek AKSHI, tek siguria kombëtare, dhe se sa vulnerabël kanë qenë të dhënat tona sensitive si qytetarë shqiptarë. Unë besoj fort domethënë që ne shqiptarët jemi njerëzit me asnjë lloj sekreti. Zero sekret kanë shqiptarët.
NEWS “Flota” e makinave LUKSOZE të Ervis Martinajt në duart e shtetit, ja kush BASHKI po i përdor mjetet e “Mbretit të llotove”!Sot jemi në pikën kur, sipas SPAK-ut, ky personazh jo vetëm që kishte jahte, makina luksoze, vila e shtëpi në gjithë vendin, por kishte arritur gati edhe të blinte një kështjellë në Francë. Dhe ajo nuk është një kështjellë do si do. Ajo është një kështjellë që quhet Château d’Auteuil (Shatò d’Otej). Rreth 1200 m² kështjellë, pra ka shumë dhoma dhe sigurisht me anekset e veta, në një hapësirë shumë të madhe gjelbëruese, pra e kam fjalën duke futur këtu edhe oborrin, diku te 10 hektarë.
E ndërtuar në fundin e shekullit XVII dhe në fillimin e shekullit të XVIII, pra katër shekuj më përpara, sipas stilit të Luigjit të XIV në Francë, dhe është ndërtuar nga, le të themi, pasardhësit e familjeve të Bourbonëve. Pra, ka një lloj historie aristokratike ajo kështjellë. Ermal Beqiri ka arritur që ta marrë këtë, ta blejë këtë kështjellë gati 2.6 milionë euro dhe e ka poseduar për një farë periudhe kohore, deri tani që është vënë në sekuestro, dhe nuk e dimë se si do të shkojë historia e saj.
Nuk dihet në qoftë se Ermal Beqiri e ka marrë për vete atë kështjellë, apo ka qenë thjesht një lloj prestanome për dikë tjetër më të lartë se ai. Dhe kur them më të lartë se ai, e kam fjalën për drejtoreshën për shembull, për kryeministër, zëvendëskryeministër, për gjithë këtë të pushtetshëm të cilët, Ermal Beqiri mund t’i kishte nën hyqëm (kontroll), nën kokë, e kam fjalën.”
