Policia e Parisit u ka bërë thirrje bizneseve të angazhojnë siguri private në prag të protestave të reja.
Prefekti i policisë së Parisit, Patrice Faure, paralajmëroi se autoritetet nuk mund të garantojnë mbrojtje për çdo biznes.
Autoritetet i kanë këshilluar bizneset që të punësojnë roje sigurie private, të kontrollojnë alarmet dhe kamerat e vëzhgimit, të përforcojnë vitrinat, si dhe të heqin mobiliet e objekte të tjera që mund të përdoren për të ngritur barrikada ose për t’u hedhur ndaj policisë.
Pronarëve të bizneseve u sugjerohet gjithashtu të mbyllen më herët ose të mos hapen fare në ditët kur zhvillohen protestat.
Një tjetër demonstratë e madhe pritet të mbahet të shtunën.
