Lajme

Babai i Liridonës: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.

Hajdar Ademaj, babai i të ndjerës ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli.

“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar.

Ju faleminderit shumë”, tha babai i Liridonës.

Të Ngjashme