Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me tarifën për të hyrë me automjet në qendër të kryeqytetit.
Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar vendimin duke ngritur pyetje nëse qytetarët do të duhet të paguajnë edhe për të lëvizur nëpër lagjet e Prishtinës.
Postim i plotë:
Perparim a na lejohet ende pa pagesë me ecë nëpër lagjet e Prishtinës, me kerr e në këmbë, apo duhet me marrë biletë edhe për këtë?
Po pyesim me kohë, se në Prishtinë s’po dihet çka bëhet me pagesë nesër.
