Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka ngritur pyetjen se si gjashtë deputetë mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke kërkuar nga ta të sqarojnë pse nuk e kundërshtuan marrëveshjen që në fillim.
Ai ka thënë se kundërshtimi është shprehur pikërisht në momentin kur, sipas tij, ishte arritur marrëveshja dhe ishte krijuar mundësia për t’i dhënë fund bllokadës.
Postim i plotë:
Qysh është e mundur që 6 deputetë me çu vendin në zgjedhje?
Nëse keni qenë kundër, pse nuk dolët kundër në fillim? Pse pritët deri tash?
Pikërisht kur u arrit marrëveshja dhe u krijua mundësia me i dhanë fund bllokadës, tash dolët kundër.
Atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin a po doni zgjidhje, apo po doni zgjedhje me çdo kusht?
Nëse kjo marrëveshje dështon për shkak të 6 deputetëve, atëherë edhe përgjegjësia dihet saktë ku bie.
