Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se gara për kreun e partisë ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve.
Sipas Bajqinovcit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po e shfaq gjithnjë e më hapur ambicien për të marrë drejtimin e LDK-së, duke u fokusuar në zhvillimet politike në nivel qendror.
Ai ka deklaruar se, ndërsa vëmendja e Ramës po zhvendoset drejt garës së brendshme partiake, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, si trafiku i rënduar, menaxhimi i mbeturinave, sfidat infrastrukturore, mungesa e investimeve dhe projektet e papërfunduara në kryeqytet.
Postim i plotë:
Gara për kreun e LDK-së paska filluar.
Qe tri dite rresht prej qe humbi zgjedhjet LDK-ja pra kollapsoj, Perparim Rama po merret me zhvillimet në nivel qendror.
Perparim Rama tashmë po e shfaq hapur ambicien për ta marrë drejtimin e LDK-së. Duket se beteja për karrigen e kryetarit ka nisur dhe fokusi i tij po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga Prishtina drejt politikës qendrore.
Ndërkohë, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me trafik të rënduar, berllogun, probleme infrastrukturore, mungesë investimesh dhe projekte që kanë mbetur në gjysmë.
