Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Lista Serbe hoqi nga deklarimi i saj në Kuvend shprehjen “në emër të popullit serb”.
Bajqinovci e ka cilësuar këtë si heqje dorë nga “gjuha antikushtetuese”, duke thënë se Lista Serbe duhet ta ketë të qartë se ndodhet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Lista Serbe hoqi dorë nga gjuha antikushtetuese.
E shihni sa mirë bëhet kur disiplinohet dhe kur i tregohet qartë se gjendet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e jo në atë të Serbisë”, shkroi Bajqinovci.
