Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ballafaqimi Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit, Muharremi: Shfaqja më e madhe e Albin Kurtit

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë udhëtuar drejt ShBA-së për të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku dhe do të përballen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E për këtë përballje që do të e kenë, njohësi i cështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi e cilëson si shfaqjen më të madhe të Albin Kurtit.

“Shfaqja më e madhe e Albin Kurtit. Sonte në ora 21h në Këshill të Sigurimit të OKB-së do të ballafaqohen Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia sonte mund të jetë një ndër duelet më theksuara publike mes dy vendeve ndonjëherë. Shfaqja e madhe politike LIVE mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilli i Sigurimit është një platfomë më ndryshe nga Brukseli, është e vjetëruar, një mbetje nga paslufta e dytë botërore që nuk u reformua asnjëherë”, ka shkruar Muharremi.

Ndryshe ai tha se edhe pse kjo  seancë është thirrur nga Serbia, kryeministri Kurti do të bëj një ndër performancat më të mira ku jo vetëm që do e fitoj debatin por edhe zemrat e votuesve për zgjedhjet e ardhshme.

“Edhe pse Serbia e ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të poentuar, ky nuk do të thotë se do të jetë rasti. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një folës shumë i mirë dhe ky është një terren optimal për të. Ai do të duket shumë bindës dhe me shumë gjasë do e kthej këtë seancë në një auto-gol për Serbinë e Vuciqin, ashtu si ndodhi edhe me sulmin në Banjskë me 24/9.  Sonte mund të shofim një ndër performancat më të mira të Albin Kurtit ndonjëherë. Atij u duhet të bëjë maksimumin sonte në mënyrë që jo vetëm të fitoj debatin sonte por gjithashtu të fitoj zemrën e votuesëve të tij për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar më tej Muharremi.