Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Gjatë takimit është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën që po kryen Prokuroria Speciale në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftimin e kriminalitetit.
Kongresisti Self ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë në vend.
Takimi është vlerësuar si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, në mbështetje të institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
