Bashkimi Evropian ka marr një iniciativë për të siguruar rreth 1 miliard dollarë ndihmë për projektet e rimëkëmbjes së Gazës pas luftës.
Iniciativa e quajtur “Team Gaza”, e prezantuar në një takim të donatorëve në Bruksel, do të mbështesë projekte për rikthimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, largimin e rrënojave dhe rindërtimin e sistemeve shëndetësore, shkruan Reuters.
Gaza vazhdon të jetë i shkatërruar më shumë se dy vjet e gjysmë pas nisjes së konfliktit, i cili u shkaktua nga sulmi i tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas.
Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rindërtimi i Gazës do të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë.
Në këtë nismë marrin pjesë Spanja, Danimarka, Britania e Madhe, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Italia, Holanda, Franca, Japonia, Zvicra, Suedia dhe Belgjika, si dhe Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Australia dhe Kanadaja pritet t’i bashkohen gjithashtu.
