Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Trupi Gjykues, në përmbledhjen e verdiktit, thotë se UÇK-ja, për të arritur qëllimin e saj për pavarësinë e Kosovës,.
Ka përdorur forcë kundër të gjithë atyre që kanë qenë kundër pavarësisë.
Me fjalë të tjera, Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si njerëz që kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës!”, shkroi në Facebook, Behrami.
