Lajme

Bekim Jashari reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi me një mesazh kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e publikuar shkruhet: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Image
Bekim Jashari ka reaguar duke e publikuar mesazhin: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Reagimi i tij vjen pas aktgjykimit të shpallur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të Ngjashme