Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur gazetarin Berat Buzhala.
E pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe ish-deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila në Facebook, ka publikuar një video ku tregon se si Buzhala kishte sulmuar fizikisht Albatros Rexhajn në një studio televizive, jo shumë kohë më parë.
Në reagimin e saj, Matoshi e ka lidhur videon me rastin e fundit të kanosjes dhe ka ngritur pyetje drejtuar Buzhalës në lidhje me trajtimin e rasteve të tilla nga drejtësia dhe mungesën e pasojave ligjore për situata të ngjashme në të kaluarën, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Berat, pse s’je ti në burg? Ti e ni shok i joti sulmoni, po që prapë jeni të lirë me vazhdu profesionin e shpifjes.
A po ju konvenon juve prokuroria veç kur ju mbron juve a?
Langarec!
