Aktuale

Berisha akuza ndaj SPAK: Po mbahen sekret organizatorët e takimit në Aruba

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se i ka vendosur kreut të SPAK, Altin Dumani, nofkën “Altin Aruba”, duke e akuzuar se mban të fshehtë identitetin e organizatorëve kryesorë të takimit të njohur si “Aruba”.

Sipas Berishës, dosja “Aruba” përfaqëson një rast të bashkëpunimit mes qeverisë, trafikantëve dhe biznesit. Ai pretendoi se, ndonëse janë bërë publikë emrat e disa personave të përfshirë, organizatorët kryesorë të takimit vazhdojnë të mbahen sekret.
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike:PTë dashur qytetarë dhe qytetare.
Ky është dokumenti që i lashë Altin Troplinit, duke i shtuar dhe një mbiemër turpi, Altin Aruba, Troplini, Gjoka, Hajri e të tjerë, e të tjerë.
Pse i shtohet Aruba? I shtohet Aruba sepse dosja Aruba është dëshmia më flagrante e bashkëveprimit, konglomeratit qeveri-trafikant-biznes.
Janë bërë publikë emrat e trafikantëve, janë bërë publikë emrat e biznesmenëve, mbahen sekret emrat e organizatorëve kryesorë të takimit të Arubës dhe këtë sekret e mban Altin Troplini për llogari të Edi Ramës.
Ndaj dhe sot vendosa që t’ia shtoj dhe një mbiemër për t’ia nxirë dhe më shumë emrin seç e ka të nxirë.
Altin Aruba, Troplini, Gjoka dhe Hajri, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, bashkëpunëtorit të Arubës, Irenës me pesë mbiemra, vrasësit serial Hajri e të tjerë e të tjerë, drejtësia vonon por nuk harron.

NEWS  Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë

Të Ngjashme