Ministria e jashtme e Pakistanit ka thënë se bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit do të mbahen në Burgenstock në Zvicër më 21 qershor, ku do të marrin pjesë përfaqësues të ShBA-së dhe të Iranit.
Edhe ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari do të jenë prezentë, sipas një deklarate në X të publikuar pas njoftimit nga ushtria iraniane për mbylljen e sërishme të Ngushticës së Hormuzit.
Qëllimi i bisedimeve është “avancimi i mirëkuptimeve të arritura” në memorandumit 14-pikësh të mirëkuptimit, thotë pala pakistaneze.
