Ministrja Bogujevci, vizitoi sot muzeun “Çast”, ku u prit nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e muzeut si hapësirë e kujtesës kolektive, për aktivitetet dhe projektet aktuale të Fondacionit Jahjaga, si dhe për nevojën e vazhdueshme për ruajtjen dhe dokumentimin e dëshmive të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Muzeu “Çast” përfaqëson një vend të rëndësishëm të kujtesës dhe reflektimit, duke ruajtur rrëfime që dëshmojnë të vërtetën historike dhe nderojnë dinjitetin e të mbijetuarve.
Përmes punës së tij, muzeu kontribuon në forcimin e kulturës së kujtesës dhe në edukimin e brezave të rinj për një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së vendit.
