Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bora bllokon Rrugën e Arbrit, Bypassi Qafë Murriz, i pakalueshëm

Reshjet e bores rënduan situaten në rrugën e Arbrit, ku raportohet se eshte bllokuar Bypassi Qafë Murriz.

Policia i bën apel drejtueseve të lëvizin nga rruga e vjetër. Më herët në Klos-Qafë Murriz, Bypassi i rrugës së Arbrit ka qenë i bllokuar nga ana e policisë për të lehtësuar për të mos penguar borëpastrueset.

Disa makina kishin ngel të bllokuar në rrugën e Arbrit për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve.

I gjithë rajoni i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dëborës të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta deri në minus 5 gradë.

Reshjet kanë vështirësuar lëvizjet e automjeteve në akset nacionale dhe ato rurale.

Aksi nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë kalohet me zinxhirë me shumë vështirësi. Gjithashtu edhe në aksin Qafë e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë dhe me shumë vështirësi.