Lajme

Deliu: Si u pajis me leje në Kosovë personi i dënuar për vrasje në Zvicër?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në Suharekë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me pajisjen me leje për armë të personit të dyshuar.

Përmes një reagimi në Facebook, Deliu ka pretenduar se personi në fjalë ishte dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes në Zvicër, ndërsa sipas saj, në Kosovë ishte pajisur me leje për armë.

Ajo ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë trajtuar dokumentet dhe e kaluara e personit gjatë procedurave për pajisjen me leje për armë.

“Çfarë shteti është ky ku një person i dënuar për vrasje mund të pajiset me leje për armë? Kush i ka kontrollu dosjet? Kush e ka nënshkru lejen? Kush ka me dhanë përgjegjësi?”, ka shkruar Deliu.

Deputetja ka theksuar se dështimet institucionale në parandalimin e rreziqeve mund të kenë pasoja fatale për qytetarët.

“Kur institucionet dështojnë me e parandalu rrezikun, pasojat i paguajnë qytetarët me jetë!”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Deliu e ka cilësuar ngjarjen në Suharekë si të rëndë, të tmerrshme dhe të papranueshme.

Të Ngjashme