Në panelin e tretë të konferencës “Lufta për UÇK-në” u theksua rëndësia e kujtesës kolektive mbi luftën çlirimtare për të ardhmen.
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka emër” tha se çdo gjenerate i bie “hise” për diçka.
Hoxha: Si duket çdo gjeneratë i bjen hise diçka
“Si duket se çdo gjeneratë i bjen hise diçka tjetër. Dikush me luftuar për lirinë, dikush me mbrojtur lirinë atyre që e kanë sjellë lirinë”, tha Hoxha.
Hoxha potencoi se mungon aspekti i vizualizimit në hapësira të ndryshme, i cili mund të krijonte hapësira të reja për dialog.
Ndërsa Aida Dërguti nga PDK u shpreh se hapësira në librat shkollor të historisë për këtë pjesë është e mangët dhe shumë e vogël.
Dërguti: Hapsira e librave shkollorë të historisë është shumë e vogël
“Fatkeqësisht, hapsira e librave ose hapsira në librat shkollorë të historisë është shumë e vogël, shumë e mangët për shkak të një lloj cenzure për shumë arsye të tjera. Pra, e para, që rrëfimi i luftës tash 26 vite është cështje që ne kemi me vazhdu. Pra, prej se ka përfunduar lufta kur UÇK-ja përsekutohet herë në gjykata vendore e ndërkombëtare, Tribunalin e Hgaës dhe duke mos I mjaftu kjo tashmë e kemi edhe Gjykatën Speciale”, tha Dërguti.
Gjatë këtyre ditëve, në prag të verdiktit final të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK-së, platforma “Liria ka emër” ka organizuar shumë aktivitete, në mesin e tyre edhe marshin e së shtunës ku morën pjesë shumë qytetarë.
