Donald Trump i tha Fox News se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime.
“Kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë”,mësohet të ketë thënë Trump.
Ndërkohë CBS News, raportoi më herët se zyrtarët pakistanezë presin që Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën.
Ai është aktualisht duke shkuar në kryeqytetin e Omanit, Muscat, pasi u largua më herët nga Islamabadi.
