Aktuale

Çfarë ndodhi sot në sheshin “Skënderbej”? Dy urbanë përplasen “kokë më kokë”, urgjenca dhe zjarrfikësit në vendngjarje (Video)

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe shërbimet zjarrfikëse kanë zhvilluar këtë të shtunë një trajnim të përbashkët në sheshin “Skënderbej”, me fokus ndërhyrjen në raste aksidentesh dhe dhënien e ndihmës së parë për personat e lënduar.

Gjatë trajnimit, përmes pamjeve të publikuara, është “bërë” një aksident rrugor, ku dy autobusë urbanë shfaqen të përplasur “kokë më kokë”, ndërsa brenda tyre ndodhen disa qytetarë të cilët luajnë rolin e të lënduarve.

Efektivët e zjarrfikëses dhe ekipet e urgjencës ndërhyjnë për nxjerrjen dhe transportimin e personave të dëmtuar, duke përdorur barrelat dhe pajisjet përkatëse, në një skenar që synon të tregojë koordinimin dhe reagimin e shpejtë të dy shërbimeve në situata emergjente.

Të Ngjashme