Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çfarë po ndodh? ​Motoristët nga Serbia nisen drejt Kosovës me mbishkrime provokuese

Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.
Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.

Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.