17:38 | 05/05/2026
A A
Çmimet e larta të naftës shkurtuan fluturimet, Aeroporti i Tiranës del me njoftim e rëndësishëm për shqiptarët
Vetëm pak orë pas përhapjes së lajmit se disa prej linjave ajrore nëpër botë janë detyruar të shkurtojnë fluturimet për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, ditën e sotme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se situata në Shqipëri është nën kontroll.
Në postimin e bërë në faqen e tyre zyrtare në Instagram, TIA njofton se fluturimet në Aeroportin e Tiranës vijojnë normalisht dhe situata është nën kontroll. Ndërsa nënvizohet se nuk ka probleme me furnizimin me karburant të linjave ajrore që operojnë nga aeroporti.
“Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht. Të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa furnizimi me karburant garanton vazhdimësi të plotë dhe të sigurt të shërbimit për të gjitha linjat ajrore” shkruhet në reagimin e bërë nga TIA.
Më tej Aeroporti i Tiranës nënvizon se primare për kompaninë e tyre mbeten pasagjerët dhe përmbushja e kushteve për siguri dhe një eksperiencë të besueshme udhëtimi.
“Prioriteti ynë mbetet gjithmonë siguria dhe një eksperiencë e besueshme për çdo pasagjer” shtohet në reagimin e bërë nga TIA.
Reagimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht.
Të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa furnizimi me karburant garanton vazhdimësi të plotë dhe të sigurt të shërbimit për të gjitha linjat ajrore.
Prioriteti ynë mbetet gjithmonë siguria dhe një eksperiencë e besueshme për çdo pasagjer.

