Aktuale

Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit “Klod Cara” hedh në erë bizneset në Greqi!

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me goditjen e bankës kriminale që drejtohej nga shqiptari Klodian Lekocaj allias Klod Cara.

Grupi kryesisht vendoste gjoba ndaj bizneseve, të cilët ishin të detyruar të paguanin ose do përfundon të hedhur në erë.

“Protothema” ka publikuar pamjet nga disa prej momenteve ku bizneseve të ndryshme u hidhen granata dore. Cara e drejtonte bandën ndërkohë që vijonte dënimin në burgun e Trikalas.

Pavarësisht burgimit të tij, shqiptari ruajti kontrollin operativ të organizatës, duke përcaktuar objektivat e sulmeve, duke vlerësuar informacionin e mbledhur gjatë fazës përgatitore, duke u dhënë udhëzime anëtarëve të tjerë dhe duke mbikëqyrur zbatimin e veprimeve kriminale.

Anëtarët e mbetur ndërmorën, sipas rastit, mbledhjen e informacionit mbi objektivat e përzgjedhur, mbikëqyrjen e banesave dhe vendeve me interes, identifikimin e personave dhe automjeteve, si dhe fotografimin dhe hartëzimin e zonave, gjetjen e mjeteve të nevojshme, si dhe ekzekutimin e sulmeve.

Klikoni linkun për të parë VIDEOT:

Në këtë mënyrë, organizata siguronte funksionimin dhe koordinimin e vazhdueshëm të aktivitetit të saj kriminal, edhe kur anëtarët kryesorë të saj ishin në burg.

Cara ka një histori të gjatë kriminalitetit, teksa është i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh dhe kërcënime.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë një i burgosur rom në burgun e Malandrinos dhe dy të burgosur egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos./Protothema

Të Ngjashme