Lajme

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga pjesëtarë të forcave ruse dhe serbe.

Në një prononcim ekskluziv për mediat, Haradinaj konfirmoi pranimin e këtyre mesazheve kërcënuese, ndërsa theksoi se veprime të tilla nuk e kanë shqetësuar apo penguar në veprimtarinë e tij.

“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje.

E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.

Të Ngjashme