Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëbora mbulon zonat malore/ Të shtunën mbërrin i ftohti polar

Dëbora ka zbardhur zonat malore të veriut, verilindjes dhe juglindjes këtë të premte. Në qarkun e Korçës, në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga përshkohet pa vështirësi. Gjithashtu edhe rrugët nacionale në këtë qark nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në qarkun e Shkodrës ka pasur reshje intesive dëbore në zonat malore, megjithatë akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë të hapura. Edhe në Dibër dëbora mbuloi fshatrat, por pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Sinoptikanët parashikojmë borë në zonat malore deri të shtunën.

“Lajmi i mirë është që sasia do jetë e paktë, parashikohet që të kemi reshje bore nga Bajram Curri, Puka, Kukësi, qarku i Korçës që do ketë sasinë më të madhe, sonte gjatë natës dhe nesër.”

Nga e shtuna i gjithë vendi do të përjetojë tre ditë të ftohta polare me temperatura që pritet të zbresin deri -6 gradë C.

“Dita më e ftohtë e diela, presim -6 në qarkun e Dibrës, -4, -5 në Korçë, ndërkohë ultësira mbetet në vlera pozitive, nga 3 deri ne 5 ose 6.”

Ulja e temperaturave do të shoqërohet edhe me ngrica.

“Ngricat në akset rrugore në gjithë gonat malore do jenë problematike dhe prezente.”

Gjithashtu era do të jetë problematike këtë fundjavë, në det të hapur mund të arrijë edhe mbi 65 kilometra në orë.