Lajme

Deliu-Kodra: U pa qartazi përpjekja e pareshtur e VV-së për të bllokuar Kuvendin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi kandidatja për nënkryetare të Kuvendit e kësaj partie, nuk mori votat e mjaftueshme.

Deliu-Kodra tha se VV refuzoi të votonte kandidaten e PDK-së

“Kjo që ndodhi sot është një situatë e paprecedentë, për faktin se u pa qartazi përpjekja e pareshtur e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar tutje realitetin e Kuvendit. Ne votuam për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetar të Kuvendit, ashtu siç e parasheh edhe rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Deliu-Kodra.

Ajo shtoi se këtë të premte, sipas saj, u pa qartazi loja e vazhdueshme e bllokadës e atyre, siç tha ajo, që nuk e duan të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Të Ngjashme