Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka ngritur akuza lidhur me destinimin e një sipërfaqeje prej 4.5 hektarësh, apo rreth 45 mijë metrash katrorë, në zonën e ish-Tulltores në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka pretenduar se kjo pronë pritet t’i jepet për shfrytëzim për një periudhë 50-vjeçare biznesmenit Agim Gerbeshi.
Sipas Azemit, bëhet fjalë për një sipërfaqe të rëndësishme në afërsi të Xhamisë së Llapit, në zonën ku lidhen Tophanja, Kodra e Trimave dhe Arbëria.
Postim i plotë:
4.5 hektarë apo 45,000 m² të Tulltores, po vidhen nesër nga Përparim Hajni.
Afër Xhamisë së Llapit, ku bashkohen Tophanja, Kodra e Trimave dhe Arbëria.
Gjithë kjo pronë po i jipet për 50 vite Agim Gerbeshit. Zotri Gerbeshi, ju mund të investoni në pronat tuaj kudo, por mos u bëni pjesë e lojrave të ndyra të Përparim Ramës.
Komuna ka paguar mbi 8 milionë që ta marrë atë tokë nga AKP. Ajo është pronë e gjithë qytetit dhe të paktën do duhej të këtë diskutim publik për një pronë të tillë sepse Prishtina vuan për hapsira publike.
