Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Dërgohet pa shenja jete një burrë në emergjencën e spitalit në Prizren, nisin hetimet

Një burrë është dërguar dje pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Prizren. Për këtë rast, Policia ka nisur hetimet.

Sipas familjarëve, ai ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën, derisa mjeku kujdestar ka thënë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Petro Nini Luarasi, Prizren 05.04.2024 – 00:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga ekipi i urgjencës është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete. Sipas familjarëve i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.