Lajme

Dështon konstituimi i Kuvendit, vazhdon të dielën

Ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e sotme.

Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, kryeparlaemtnarja Albulena Haxhiu tha se seanca konstiuive vazhdon të dielën në orën 10:00.

Haxhiu fillimisht tentoi të vazhdoi seancën duke tejkaluar PDK-në, për të zgjedhur nënkryetarin e LDK-së, por kjo e fundit nuk u pajtuar dhe lëshoi sallën duke thënë se duhet respektuar procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.

Në këtë situatë, Haxhiu shtyu seancën për të dielën.

Të Ngjashme