Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon protesta kundër projektit për sheshin “Xhorxh Bush”, dhjetëra qytetarë në shesh

Ka dështuar protesta e thirrur nga “Vrojtuesit e Lagjës” kundër transformimit në bulevard të rrugës “Xhorxh Bush”.

Vetëm disa qytetarë të Prishtinës kanë dal në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, një ditë pasi kryetari Përparim Rama lajmëroi shndërrimin e kësaj rruge në shesh.

Protestës së thirrur nga faqja “Vrojtuesit e Lagjës”, i janë përgjigjur vetëm dhjetëra qytetarë të dielën, raporton Paparaci.

Paparaci ka përcjell protestën kundër projektit të Përparim Ramës. Në rrugën që pritet përfundimisht të shndërrohet në shesh, janë parë një numër i vogël qytetarësh.