Lajme

Dita e 19-të e protestës për Zvërnecin, nis grumbullimi i protestuesëve

Në sheshin Skënderbeu në Tiranë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën kundër projektit të Zvërnecit.

Për të 19 ditë mijëra qytetarë nga Shqipëria po kundërshtojnë këtë projekt.

Projekti për ndërtimin e një resorti turistik dhe pasurive të paluajtshme në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit (investim i përfolur deri në 4 miliardë dollarë) po kundërshtohet fuqimisht nga aktivistët, qytetarët dhe grupet mjedisore për shkak të ndikimit të rëndë që mund të ketë mbi ekosistemin, por edhe për shkak të mungesës së transparencës në faza të ndryshme.

Në mesin e kërkesave të qytetarëve përveç anulimit të projektit është edhe dorëheqja e kryeministrit Rama.

Të Ngjashme