Lajme

Djali i Vuçiqit merr pjesë në varrimin e Ratko Mlladiqit

Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo, është shfaqur në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona që bartnin bluza me figurën e të dënuarit të Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Në varrim po merr pjesë edhe Milorad Dodik, figura kryesore politike në Republikën Serbe të Bosnjës.

Në Kishën e Shën Lukës është paraqitur edhe kryetari i Banja-Llukës, Drasko Stanivukoviq.

Disa ministra të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç, gjithashtu po marrin pjesë në varrim.

Presidenti serb, Vuçiq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, me arsyetimin e vizitës së presidentit të Kazakistanit në Beograd, shkruan Euronews Albania, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, më 27 gusht, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ndërsa varrimi zhvillohet sot më 7 shtator në varrezat Topçider.

Të Ngjashme